THERMOKAPA

Ne I kushtojmë vëmendje të veçantë mënyres sesi jetojmë në zonat rezidenciale dhe se si ato janë ndërtuar, ajrosjes së mureve si dhe izolimit të ndërtesës, ndotjes kimike sikurse dhe cilësisë së ajrit të brendshëm!. Bauer kombinon njohjen e mirë të tregut me njohjen e industrisë kimike. Krijon produkte bazuar në lëndë të para natyrore, të rinovueshme gjithmonë me fokus tek konsumatori final dhe në sinkron me proçeset industriale.

Sindroma e ndërtesës së sëmurë

Studimet e Joint Research Centre në Komisionin European për cilësinë e ajrit në ambientet e brendëshme sollën në konkluzionin se ndotja e ambjentit te brendshëm mund të jetë nga 2 deri në 3 herë më e rëndë se ajo e ambjentit të jashtëm. Mikroklima e ambientit të brendëshëm, të cilës I bashkëngjitet ndotja kimike ka një impakt të ndjeshëm në hapsirat ku ne jetojmë. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetsisë, 20% e popullësisë në vendet perëndimore preket nga ajo që quhet Sindroma e ndërtesës së sëmurë (dhimbje koke, irritim, rritje e numrit të alergjive ose reagime alergjike dhe rastet e asmës në fëmijë dhe të rinj), e cila implikon cilësinë e dobët të materialeve të ndërtimit me prejardhje nga lëndë kimike si dhe pamjaftueshmërinë e transpirimit në ndërtesa

Përdorimi I materialeve miqësore me ambjentin dhe materialeve natyrore të cilat nuk lëshojnë substance ndotëse kontribuon në krijimin e një klime të brendshme me ajrim natyral eficensë të lartë energjitike, në përshtatje me jetesën pranë natyrës duke siguruar comfort dhe mirëqënie

Green engineering

Konsumimi i energjisë nga sektori i banesave zë rreth 40% të konsumit total të energjisë dhe llogarit rreth 45% të emetimit të dioksidit të karbonit. Kursimi I energjisë për të mbrojtur mjedisin dhe për të rritur performancën energjitike të ndërtesave ështe filozofia bazë e GreenBuilding. Duke përdorur izolues natyral dhe llaçra izolues të cilët lejojnë transpirimin e mureve sigurohet një izolim termik optimal, ndërkohë që ruhet ajrosja e mureve e nevojshme për komfortin brenda banesës, dhe e shprehur në terma ekonomik ngrohja dhe ftohja e ambienteve është më e lirë, me e shëndetshme dhe miqësore ndaj ambientit!

 

Garancia BAUER

Njohuria e Bauer

Eksperienca 50-vjeçare

Cilësia maksimale e materialeve dhe mjeshtëria e aplikimit

Marka CE në sistem dhe produkte

Çertifikimi ETA (European Technical Approval)

Elasticitet I veçantë, rezistencë e pakrahasueshme ndaj plasaritjeve dhe dëmtimeve!

Zgjedhje pa limit në ngjyra dhe teksturë të sipërfaqes !

Përmirësim i vazhdueshëm i materialeve dhe metodave të ndërtimit për jetëgjatësi dhe ekonomi!

 

Avantazhet e sistemit

Fortësi dhe jetëgjatësi

Projektuar nga BAUER për të mbrojtur ndërtesat nga çdo ndikim I jashtëm për dekada!

Kursen Energjinë

Mbrojtje maksimale nga lagështira dhe myku

Rezistencë e lartë ndaj ujit dhe ajrosje e shkëlqyer e mureve të ndërtesës duke eleminuar kondensimin dhe mykun!

Mbrojtje maksimale nga plasaritjet

Metoda më efektive për rinovimin e fasadave të vjetra të cilat kanë plasaritje dhe probleme të tjera duke I ofruar elasticitet, fortësi, dhe mbrojtje për shumë vite duke reduktuar plasaritjet si pasojë e bymimit dhe tkurrjes së materialeve