Ndër vite ne kemi mësuar shumë mbi nevojat e klientëve, kërkesat dhe pritshmërinë për produktet që ata blejnë.
Nga njohja e klientit e deri te produkti final ne përdorim njohuritë tona për të kuptuar dhe realizuar çdo specifikë! Kjo është arsyeja përse në nuk limitohemi vetëm në përmbushjen e normave dhe standarteve Nërkombëtare, por më tej: shohim inovacionin, i paraprijmë nevojave të tregut!
Cdo pjesë e kompanisë luan një rol aktiv për ta bërë BAUER lider në çdo treg, duke ofruar zgjidhje inovative!
Ne projektojmë dhe vëmë në zbatim zgjidhje inovative te cilat synojnë të përmirësojnë jetesën duke përdorur materiale miqësore me natyrën duke krijuar nje ambient të shëndetshëm brenda dhe jashtë banesës!
Synimi kryesor I departamentit tonë të kërkim – zhvillimit është të mbështesë biznesin duke zhvilluar produkte të reja, duke dhënë mundësi të reja, dhe duke përmirësuar produktet ekzistuese. Zhvillimi I vazhdueshëm e bën Bauer konkurrues në përmbushjen e kërkesave gjithmonë në ndryshim të klientëve! Personeli shkencor I BAUER punon ngushtë me profesionistët e ndërtimit, duke kuptuar nevojat dhe duke gjetur zgjidhje të menjëherëshme gjithmonë sipas kushteve reale!
Në Bauer ne përpiqemi të krijojmë produkte që kombinojnë zgjuarsinë dhe lehtësinë e përdorimit. Të gjitha produktet e Bauer kanë garanci, performancë, dhe jetëgjatësi si asnjë produkt tjetër I ngjashëm!
Bauer është pjesëmarrës në shumë projekte kërkimi në universitete dhe institucione kërkimore nëpër botë, gjithmonë duke implementuar zhvillimet më të fundit të teknologjisë së materialeve të ndërtimit. Në një botë ku gjithçka është e pa qëndrueshme, ne krijojmë prdukte që zgjasin përjetë!
Produktet BAUER janë të projektuara dhe të zhvilluara me kujdes, duke i kushtuar vëmendje të madhe detajeve, në ambiente moderne plotësisht të automatizuara. Gjithë cikli i prodhimit duke filluar me projektimin, përpunimin, kontrollin monitorohet me anë të një sistemi të garancisë se cilësisë të aplikuar mga kompania gjermane:‘Deutsche Gesellschaft fur Qualitat’ sipas kërkesave të ISO 9001