Për Bauer, rritja e qëndrueshme dhe mirëqënia do të thonë një ndjenjë e shtuar e përgjegjësisë. Si një kompani e cila mbështetet në produktet natyrore dhe që ofron material për një jetesë më të mirë, mbrojtja e mjedisit është thelbësore!
Ne besojmë se qëndrueshmëria dhe inovacioni janë të pa ndashme dhe paraqesin dy element thelbesorë ne përballjen me sfidat globale të së sotmes dhe së ardhmes!
Rritja e ndërgjegjësimit midis kombeve për nevojën e një ekuilibri ndërmjet komunitetit dhe natyrës, e kombinuar kjo me kërkesën sociale për një balancë mes të kërkesave ekonomike dhe përputhshmërinë ekologjike, kanë ndikuar që ne të marrim masa në këto drejtime!
Në BAUER ne besojmë se lidershipi fillon me integritetin, etikën, dhe përgjegjshmërinë sociale! Kompania jonë nuk është e fokusuar thjesht në prodhimin e vlerave, por në bërjen e kësaj në një mënyrë etike, të sigurt, dhe në harmoni me ambientin! Ne jemi të angazhuar të ofrojmë operacione të sigurta, me përgjegjësi të plotë sociale !
Për Bauer qëndrueshmëredo të thotë performancë në harmoni me natyrën dhe njerëzit. Ne kemi pranuar kërkesën në rritje nga konsumatorët , institucionet qeveritare dhe autoritetet publike për mbrojtjen e përmirësimin e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në të gjitha produktet tona.
Me produkte të teknologjisë së lartë,bazuar në lëndë të para natyrore dhe zhvillimin e risive, Bauer ofron performancë të përmirësuar dhe harmoni me mjedisin!