Ngjitës dhe suva e armuar, e modifikuar me polimere dhe fibra, me bazë çimento. Për ngjitjen e paneleve termoizolues të polisterolit në fasadat e ndërtesave, dysheme dhe nënshtresat me çimento. Kapa 11 ofron ngjitje të përkryer, rezistencë të lartë ndaj presionit dhe qëndrueshmëri për disa dekada. I njëjti material mund të përdoret për mbulimin e paneleve termoizolues duke i shtuar rrjetë me fibra xhami si nënshtresë e cila parandalon krijimin e plasaritjeve, e përkryer për rifiniturën në sistemet termoizolues.
Nuk ka rrjedhje gjatë aplikimit dhe ka kohë punueshmërie të gjatë për aplikim sa më të sigurt
Përbërja: llaç çimento
Përzierja me ujë: afërsisht 7-8 lt për 25 kg
Densiteti në të thatë: 1.4kg/l
Densiteti pas përzjerjes me ujë: 2.0 kg /l